Guestfix u krijua duke pasur në mendje konsumatorin. Thjeshtimi i detyrave të recepsionit, menaxhimi i avancuar i hoteleve dhe rezervimeve siguron që klientët tanë të mund të fokusohen vetëm në rritjen e biznesit të tyre.
Guestfix thjeshton dhe automatizon shumë proçese të recepsionit. Ai lehtëson detyrat dhe I bën ato më pak të prirura drejt gabimeve. Guestfix është intuitiv edhe për përdorues fillestar të kompjuterit. Ne nuk faturojmë për rezervime dhe nuk aplikojmë komisione për këto të fundit.
Të gjitha funksionet janë të disponueshme online si në kompjuter ashtu edhe në aplikacionet për telefonat celular. Një pamje kalendarike e azhornuar në kohë reale dhe përditësime të menjëhershme të prenotimeve janë në dispozicion kudo që të ndodheni!
Me Guestfix ju mund të menaxhoni çdo aspekt të hotelit tuaj. Kërko një Demo për të provuar Guestfix falas.
Filloni në 4 hapa të thjeshtë të cilat zgjasin më pak se 15 minuta. Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për instalimin, mirëmbajtjen dhe për ruajtjen e një kopjeje reserve të të dhënave. Ne kujdesemi për të gjitha këto në mënyrë që të mund të fokusoheni në atë çfarë ju bëni më mirë!
Kjo është e thjeshtë!
Vendosni normat e TVSH-së, kohën e hyrjes dhe daljes nga hoteli si dhe llojet e valutave të huaja që do të përdoren.
Shtoni shërbimet dhe krijoni grupet e dhomave për hotelin tuaj.
Vendosni një çmim bazë, çmim sezonal dhe paketat e ndryshme që përshijnë shërbime ekstra.
Guestfix është një sistem menaxhimit për hotele i projektuar për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja
Harroni rezervimet mbi kapacitet! Kontrolloni disponueshmërinë e çdo dhomë në kohë reale.
Çmime Sezonale, Çmime për person ose për dhome, pagesa të pjesshme, valuta dytësore.
Ndiqni biznesin tuaj dhe menaxhoni rezervimet kudo që të jeni në botë.
Monitoroni normën e shfrytëzimit të biznesit dhe qarkullimin.
Menaxhoni recepsionistët dhe kontrolloni të drejtat e tyre.
Përfshini produkte dhe shërbime të tjera përtej akomodimit dhe ofroni zbritje.
N.q.s. menaxhoni hotelin tuaj duke përdorur Spreadsheets ose një bllok rezervimesh, atëherë Guestfix është sistemi i përsosur për ju, i cili do ta bëjë menaxhimin e hotelit tuaj shumë herë më të thjeshtë. Nqs tashmë ju jeni duke përdorur programe të ndryshme për menaxhimin e hoteleve por nuk jeni plotësisht i kënaqur apo ju duken të vështirë në përdorim, na kontaktoni për një provë falas të GUESTFIX
Jo, ju paguani një tarifë mujore bazuar vetëm në numrin e dhomave që dispononi. Nuk ka tarifa shtesë dhe nuk ju duhet të paguani për instalimin.
Sistemi faturohet çdo vit por kjo gjë nuk do të përdoret kundër jush. Nqs ju do të hiqni dorë nga përdorimi i sistemit (gjë që nuk ndodh kurrë) ne do t’ju rimbursojmë muajt që nuk do ta përdorni atë.
Ndryshe nga programet e tjera të menaxhimit të hoteleve, Guestfix bazohet në CLOUD dhe jo në kompjuterin tuaj. E gjitha që ju nevojitet është një browser dhe internet në kompjuterin tuaj.
Po, rezervimet dhe të dhënat e kontabilitetit ruhen në një qendër të sigurtë të dhënash e cila ka lidhje të fuqishme me internetin, ka monitorim 24 orësh dhe sistem rezerve elektrik me naftë. Për të parandaluar humbjen e të dhënave për shkak të dëmtimit të kompjuterit, ky informacion ruhet vazhdimisht edhe në sisteme sekondare dhe terciare.
Kur një klient anullon ne fshijmë të gjithë të dhënat e tij nga serverat tanë por megjithatë të dhënat e rezervimeve dhe kontabiliteti mbeten pronë e juaja kështu që mund të kërkoni një kopje tyre kur kërkoni anullimin.
Në rastin e pazakontë të problemeve teknike, stafi i GUESTFIX-it do t’ju përgjigjet me email brenda tre orëve si dhe është i disponueshëm përmes telefonit nga ora 9:00 deri në orën 16:00.
I disponueshëm për IOS dhe Android.
Na kontaktoni për të provuar versionin e plotë të Guestfix falas për 30 ditë!